PSG futet në garë për Diomanden, Liverpooli afër Barcola-s
F.B/RTKLive
Paris Saint-Germain raportohet se është rikthyer në garë për transferimin e talentit të RB Leipzigut, Yan Diomande, ndërsa Liverpooli po i afrohet gjithnjë e më shumë arritjes së një marrëveshjeje për Bradley Barcolan.
Sulmuesi 19-vjeçar nga Bregu i Fildishtë pritet të largohet nga Leipzigu gjatë kësaj vere, pas paraqitjeve mbresëlënëse me kombëtaren e tij në Kupën e Botës 2026.
Së fundmi është raportuar se Diomande ka arritur një marrëveshje verbale për t'iu bashkuar Real Madridit, ndërsa për të kanë shfaqur interesim edhe Liverpooli dhe PSG-ja.
Sipas “L'Equipe”, kampioni i Evropës po përgatit një ofertë të vonshme për ta transferuar 19-vjeçarin, në një kohë kur Liverpooli është shumë pranë sigurimit të shërbimeve të Bradley Barcolas.
Ndërkohë, tabloidi gjerman Bild raportoi se RB Leipzigu mund të kërkojë mbi 120 milionë euro për kartonin e Diomandes, i cili ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2030.
Liverpooli, nga ana tjetër, thuhet se po shqyrton një ofertë prej 145 milionë funtesh për Barcolan. Nëse transferimi realizohet, PSG-ja mund t'i përdorë të ardhurat nga shitja e 23-vjeçarit për të financuar lëvizjen e Diomandes.
Gara për nënshkrimin e njërit prej talenteve më të kërkuara në futbollin evropian pritet të intensifikohet në ditët e fundit të afatit kalimtar, me Real Madridin, PSG-në dhe Liverpoolin që mbeten ndër klubet më të interesuara.























