Kufizime për kamionët në autoudhë për shkak të temperaturave të larta
BKT
Lajme

Kufizime për kamionët në autoudhë për shkak të temperaturave të larta

N. Mekolli /RTKlive

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin kanë detyruar institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masa të përkohshme për qarkullimin në rrugë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nga ora 11:00 deri në 17:30 ndalohet qarkullimi në autoudhë për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Sipas njoftimit, kjo masë është ndërmarrë për shkak të temperaturave të larta, të cilat pritet të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë.

Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve lejohet pa kufizime.

Nga ky vendim përjashtohen automjetet e Policisë dhe institucioneve të sigurisë, shërbimet emergjente, si dhe automjetet e institucioneve shëndetësore.

Autoritetet kanë bërë të ditur se masa të tilla zakonisht aplikohen gjatë ditëve me temperatura ekstreme dhe mbeten në fuqi për aq kohë sa vazhdon vala e të nxehtit, me qëllim ruajtjen e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.

 


MË SHUME NGA Lajme