Anita Muçolli sjell “The Blue Hour” në GKK QAFA
BKT
Kulturë

Anita Muçolli sjell “The Blue Hour” në GKK QAFA

Sh.G|RTKlive

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës QAFA sonte hapet ekspozita e parë personale e artistes Anita Muçolli, me titull “The Blue Hour”, e kuruar nga Hana Halilaj.

Ekspozita sjell një reflektim artistik mbi kujtesën, trashëgiminë kulturore dhe përvojën e diasporës, duke u fokusuar në raportin mes kujtimeve të trashëguara dhe përvojës së jetuar të një artisteje të gjeneratës së dytë të diasporës.

Sipas konceptit kuratorial, “The Blue Hour” trajton dijen ndërbreznore dhe përpjekjen për ruajtjen e specifikës kulturore përballë përvojave të tjetërsimit dhe ndryshimeve identitare.

Hapja e ekspozitës do të mbahet më 29 korrik 2026, në orën 19:00, në ambientet e Galerisë Kombëtare të Kosovës QAFA.

Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 20 shtator 2026.

Për tekstin e plotë kuratorial, publiku mund të vizitojë platformën zyrtare të Galerisë Kombëtare të Kosovës.


MË SHUME NGA Kulturë