Nis procesi i racionalizimit të agjencive
BKT
Lajme

Nis procesi i racionalizimit të agjencive

V.Th / RTKLive

Racionalizimi i agjencive synon përmirësimin e organizimit të administratës publike përmes vendosjes së linjave më të qarta të llogaridhënies ndërmjet ministrive dhe agjencive, ndarjes së qartë të përgjegjësive, si dhe rritjes së efikasitetit dhe koordinimit institucional.

Kështu u bë e ditur pas takimit të radhës të Grupit Punues për Racionalizimin e Agjencive, ku morën pjesë anëtarët e përhershëm të grupit dhe përfaqësues nga ministritë e sektorëve të përfshirë në këtë proces, njofton Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike.

Sipas Ministrisë në takim u prezantua puna e realizuar deri më tani nga grupi punues, përfshirë analizën e organizimit dhe funksionimit të agjencive në raport me Ligjin për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura (LOFASHAP), obligimet që rrjedhin nga Agjenda e Reformave, si dhe kërkesat e EU acquis dhe praktikat e vendeve të Bashkimit Evropian.

“Racionalizimi i agjencive është një ndër objektivat e reformës së administratës publike, i paraparë në Strategjinë e Reformës së Administratës Publike (SRAP) 2022–2027, Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Agjendën e Reformave të dakorduar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian.”

Në këtë raund të procesit morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, Ministria e Financave, Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës së UÇK-së, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Drejtësisë.


MË SHUME NGA Lajme