UEFA do ta bojkotojë Botërorin nëse FIFA u jep aksione investitorëve
BKT
Sport

UEFA do ta bojkotojë Botërorin nëse FIFA u jep aksione investitorëve

F.Bytyqi/RTKLive

Në një mbledhje urgjente, UEFA dhe të 55 federatat anëtare deklaruan njëzëri se kundërshtojnë planin e FIFA-s për të transferuar  aksione të Kupës së Botës dhe garave të tjera te investitorët privatë.

Sipas raportimeve, FIFA synon të krijojë një kompani të re me vlerë rreth 20 miliardë dollarë, ku 20% e aksioneve do t’u ofrohen investitorëve të jashtëm.

UEFA theksoi se Kupa e Botës nuk mund të trajtohet si një produkt investimi dhe se “nuk është në shitje”.

Nëse presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, vazhdon me këtë projekt, vendet evropiane janë gati të bojkotojnë turneun më prestigjioz të futbollit.