Collina takon Totajn, rithekson angazhimin e KFOR-it për mjedis të sigurt
G.K/RTKlive
Zëvendëskomandanti KFOR-it, gjeneral brigade Federico Collina, u takua me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, në objektin e komunës.
Në njoftimin e misionit të NATO-s në Kosovë thuhe se gjatë takimit u diskutua për situatën e përgjithshme të sigurisë dhe çështjet që prekin komunitetin lokal.
"Gjeneral brigade Collina rikonfirmoi angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë", thuhet në njoftim.
KFOR-i rithekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.























