Reali barazon me Fiorentinën në miqësore
BKT
Sport

Reali barazon me Fiorentinën në miqësore

F.B/RTKLive

Fiorentina dhe Real Madridi kanë barazuar 2:2 në një ndeshje miqësore të zhvilluar në stadiumin "Wörthersee" në Klagenfurt të Austrisë, duke dhuruar një përballje të bukur me katër gola.

Skuadra madrilene krijoi epërsi prej dy golash falë realizimeve të Endrick dhe Ciria, duke kontrolluar lojën në pjesën e parë.

Megjithatë, Fiorentina reagoi në vazhdim dhe arriti të rikthehej në rezultat. Fillimisht ngushtoi shifrat me golin e Piccoli-t, i cili realizoi për herë të tretë gjatë fazës përgatitore, ndërsa më pas Moise Kean shënoi golin e barazimit.

Takimi u shërbeu të dyja skuadrave për të testuar formacionin dhe alternativat taktike në prag të sezonit të ri.

Fiorentina do ta zhvillojë miqësoren e radhës më 6 gusht, kur do të përballet me Deportivo La Coruña.