Fluks më i lartë te Dheu i Bardhë, pritjet deri në 80 minuta
BKT
Lajme

Fluks më i lartë te Dheu i Bardhë, pritjet deri në 80 minuta

N. Mekolli /RTKlive

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dilën herët gjendjen në pikat e kalimit kufitar, duke bërë të ditur se pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Sipas të dhënave të publikuara në orën 08:11, për hyrje në Kosovë në këtë pikë pritet deri në 80 minuta, ndërsa kolona e automjeteve ka arritur në 400 metra. Për dalje nga Kosova pritjet janë deri në 5 minuta.

Pritje prej 10 minutash në të dy drejtimet janë regjistruar edhe në Muçibabë, ku kolonat e automjeteve janë rreth 80 metra si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Në pikat e tjera kufitare, si Jarinje, Kullë, Merdarë dhe Vërmicë, pritjet për automjete variojnë nga 3 deri në 5 minuta, ndërsa në shumicën e tyre nuk janë raportuar kolona të gjata.

Për automjetet transportuese (kamionët), në të gjitha pikat kufitare pritjet mbeten 3 deri në 5 minuta, pa kolona të evidentuara.


MË SHUME NGA Lajme