Kolona në kufi, pritje të gjata te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë
BKT
Lajme

Kolona në kufi, pritje të gjata te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Sh.Çoçaj/RTKlive

(E plotësuar) Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar gjendjen e fundit të fluksit në pikat e kalimit kufitar. Sipas të dhënave të përditësuara në orën 12:19, pritje më të gjata janë regjistruar në disa pika kufitare, kryesisht në hyrje të Kosovës.

Pika kufitare Dheu i Bardhë paraqet kolonën më të gjatë për automjete, me rreth 600 metra dhe kohë pritjeje deri në 60 minuta në hyrje. Gjendje e ngjashme raportohet edhe në Muçibabë, ku pritja në hyrje arrin deri në 60 minuta, me kolonë rreth 500 metra.

Në pikën kufitare Bërnjak, automjetet po përballen me pritje prej 40 deri në 45 minuta në hyrje, ndërsa kolona raportohet rreth 300 metra. Në Hani i Elezit, pritja në hyrje është rreth 20 minuta, me kolonë prej 200 metrash, ndërsa në dalje raportohet kolonë rreth 100 metra.

Në pikat tjera kufitare situata paraqitet më e qetë, me pritje kryesisht nga 3 deri në 10 minuta. Në Kullë pritja në hyrje është deri në 10 minuta, me kolonë rreth 150 metra, ndërsa në Merdarë pritja në hyrje është rreth 10 deri në 15 minuta.

Për automjetet e rënda, sipas të dhënave zyrtare, pritjet në shumicën e pikave kufitare janë të shkurtra, zakonisht nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të konsiderueshme.Kolona deri në 500 metra në Muçibabë, pritje më të gjata te Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit mbi gjendjen e fluksit në pikat e kalimit kufitar, ku disa pika raportojnë rritje të pritjeve dhe krijim të kolonave për automjete.

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 10:08, pritja më e gjatë për automjete regjistrohet në pikën kufitare Muçibabë, ku koha e pritjes për hyrje arrin deri në 60 minuta, ndërsa kolona në këtë drejtim është rreth 500 metra.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, hyrja e automjeteve shënon pritje deri në 40 minuta, me kolonë rreth 300 metra. Ndërkohë, në Kullë pritja për hyrje varion nga 5 deri në 10 minuta, me kolonë rreth 150 metra.

Në Hanin e Elezit, për hyrje dhe dalje të automjeteve raportohet pritje prej rreth 10 minutash, ndërsa kolonat arrijnë deri në 100 metra në të dy drejtimet.

Pikat e tjera kufitare paraqiten me fluks më të qetë, me pritje kryesisht nga 3 deri në 5 minuta dhe pa kolona të konsiderueshme.

Sa i përket qarkullimit të kamionëve, situata paraqitet stabile në të gjitha pikat e kalimit kufitar, me pritje prej rreth 3 deri në 5 minuta dhe pa krijim kolonash.

Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve që të informohen për gjendjen në kufi para nisjes dhe, kur është e mundur, të përdorin pika alternative për të shmangur pritjet.


MË SHUME NGA Lajme