Barcelona nuk heq dorë nga Alvarez, gati oferta prej 115 milionë eurosh
F.B/RTKLive
Barcelona vazhdon ta ketë Julian Alvarezin si objektivin kryesor për repartin ofensiv dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë nga përpjekjet për ta transferuar sulmuesin argjentinas.
Sipas medieve spanjolle, drejtues të klubit katalanas kanë zhvilluar një takim me persona të afërt me lojtarin, në përpjekje për të avancuar negociatat dhe për të krijuar kushtet që transferimi të bëhet i realizueshëm.
Mësohet se drejtori sportiv Deco i ka kërkuar Alvarezit të vazhdojë të shprehë publikisht dëshirën për t'u larguar nga Atletico Madridi dhe për t'iu bashkuar Barcelonës.
Sipas të njëjtave burime, nëse lojtari shton presionin ndaj klubit madrilen, madje edhe duke refuzuar të stërvitet, Barcelona është e gatshme ta rrisë ofertën deri në 115 milionë euro.
Megjithatë, Atletico Madridi mbetet i vendosur në qëndrimin e tij. Klubi spanjoll ka bërë të qartë se nuk planifikon ta shesë Julian Alvarezin, pavarësisht shumës që mund të ofrohet.
Pavarësisht këtij qëndrimi, Barcelona nuk është dorëzuar dhe pritet të intensifikojë përpjekjet në ditët në vijim, ndërsa mbetet për t'u parë nëse presioni i mundshëm i lojtarit do të ndryshojë situatën apo Atletico do të vazhdojë ta konsiderojë sulmuesin argjentinas të paprekshëm në afatin kalimtar të kësaj verë.























