17:07 / 05.08.2026
Nesër mbahet seanca konstituive e Kuvendit
E.Hoti/RTKlive
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se do të mbajë të enjten, duke filluar nga ora 10:00, seancën konstituive në sallën e seancave.
Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, në rend të ditës janë katër pika.
"Formimi i Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve të Deputetëve,betimi i deputetëve,zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit", thuhet në njoftim.























