RTK marrëveshje me QKK-në për promovimin e kinematografisë kosovare
BKT
Në Fokus

RTK marrëveshje me QKK-në për promovimin e kinematografisë kosovare

Medina Pasoma / RTKlive

Radiotelevizioni i Kosovës ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën Kinematografike e Kosovës, për mbështetjen, zhvillimin dhe promovimin e kinematografisë kosovare.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtoresha e përgjithshme e Radiotelevizionit të Kosovës, Zana Spahiu dhe drejtoresha e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri.

Kjo marrëveshje do të mundësojë bashkëpunimin në prodhime filmike, promovimin e veprave audiovizuale kosovare, mbulimin mediatik të festivaleve dhe aktiviteteve filmike, organizimin e ngjarjeve profesionale dhe edukative, si dhe në promovimin ndërkombëtar të filmit kosovar.

Nëpërmjet këtij bashkëpunimi synohet edhe promovimi i Kosovës si destinacion për xhirime dhe zhvillimin e iniciativave të tjera me interes të përbashkët për industrinë audiovizuale.


MË SHUME NGA Në Fokus