Po hetohen shkaqet e aksidentit me tre të vdekur në Nittendorf
BKT
Lajme

Po hetohen shkaqet e aksidentit me tre të vdekur në Nittendorf

Fadil Gashi/ RTKradio

Në aksidentin që ndodhi dje në Gjermani, në autostradën A3, pranë Nittendorfit, në drejtim të Nyrnbergut, ku humbën jetën tre persona, nuk ishte i përfshirë asnjë automjet tjetër. Kështu thuhet në komunikatën e sotme të Policisë gjermane.

Sipas njoftimit të policisë, automjeti u aksidentua dje rreth orës 07:00, pasi doli nga rruga për shkaqe ende të panjohura dhe ra mbi binarët e hekurudhës, nën një urë. Të tre personat që ndodheshin në automjet humbën jetën në vendngjarje, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas komunikatës, viktimat janë një shofer 51-vjeçar dhe një pasagjer 33-vjeçar, të dy me shtetësi gjermane, si dhe një pasagjer 16-vjeçar me shtetësi kosovare. Të tre banonin në qarkun Main-Taunus në Gjermani.

Hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit po zhvillohen nga Inspektorati i Policisë së Trafikut në Regensburg. Shkaku i daljes së automjetit nga rruga mbetet ende i panjohur dhe vazhdon të jetë objekt i hetimeve që po zhvillon Policia e Regensburgut, theksohet në komunikatën e policisë gjermane.


MË SHUME NGA Lajme