Policia rajonale në Pejë sekuestron disa armë gjatë vikendit
BKT
Foto ilustrim
Lajme

Policia rajonale në Pejë sekuestron disa armë gjatë vikendit

Valbona Thaçi / RTK

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё ka sekuestruar disa armë dhe municion gjatë vikendit, të cilat përdoreshin pa leje.

Rasti i parë i raportuar është ai në Deçan,  ku policia rreth orёs 22:10 ka pranuar informacion pёr tё shtёna me armё nё njё aheng nё fshatin Strellc.

Policia ka dalё në vendngjarje dhe aty ka sekuestruar njё armё zjarri njё karikator dhe tri gёzhoja. I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit me urdhёr tё Prokurorit tё Shtetit ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt.

“Stacioni Policor në Istog, më datёn 08.08.2026, rreth orёs 23:25, deri sa zyrtaret Policor ishin duke u marrё me njё rast tjetёr tё shkaktuar nga i dyshuari, gjatё kontrollit nё çanten e tij janё gjetur dhe sekuestruar: njё Pistoletё, njё karikator dhe katёr fishek tё sё njёjtёs arme, i dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit me urdhër tё Prokurorit tё Shtetit ёshtё liruar nё procedurë tё rregullt”, thuhet në komunikatën për media për rastin e dytë.

Ndërkaq rasti i tretë ka të bëjë me të shtëna me armë zjarri në lagjen Goçaj nё Junik.

“Policia menjёherё ka ndёrmarrё veprimet e nevojshme, duke arrestuar tё dyshuarin e kёtij rasti, tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar: njё pistoletё, njё karikator dhe dy fishekё tё sё njёjtёs armё. I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit me urdhёr tё Prokurorit tё Shtetit ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt”, njofton policia.

 


MË SHUME NGA Lajme