Etno Fest mbyll sonte edicionin e 16-të në Kukaj
BKT
Kulturë

Etno Fest mbyll sonte edicionin e 16-të në Kukaj

Shqipe Gashi|RTKlive

“Emisioni i Pasdites” në RTK, i`u kushtua sot edicionit të 16-të të Etno Festit, i cili këtë vit u zhvillua nën temën “Kujtesa”. Në kuadër të emisionit, për këtë edicion, programin dhe rëndësinë e festivalit foli themeluesi dhe drejtori i Etno Festit, Fadil Hysaj.

Fadil Hysaj theksoi se organizimi i një festivali të përmasave të Etno Festit kërkon një angazhim të madh, duke thënë se kënaqësinë e punës së realizuar e përjeton përmes reagimeve dhe energjisë së publikut.

Ai u ndal te rëndësia e ruajtjes së traditës, riteve dhe vlerave shpirtërore, të cilat i konsideron pjesë thelbësore të identitetit kombëtar.

“Ajo që më hendikepon mua është pamundësia me e shijuar faktikisht atë që kemi bërë. Por arrij përmes njerëzve, një energji që ne e humbim në një proces shumë të rëndë të menaxhimit, të krijimit të një festivali shumë të madh, në të cilin janë të gjitha artet e mundshme dhe të gjitha nën-artet e një arti që kanë kryesisht zhanre dhe stile të ndryshme” tha Hysaj.


MË SHUME NGA Kulturë