“Zëri yt, e ardhmja jonë”, aktivitet për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë
BKT
Foto: Arkiv
Kulturë

“Zëri yt, e ardhmja jonë”, aktivitet për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë

M.Sh/RTKLive

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, Ministria e Sportit dhe Rinisë, në bashkëpunim me Kartën Rinore Evropiane në Kosovë, do të organizojë aktivitetin “Zëri yt, e ardhmja jonë”.

Aktiviteti do të mbahet më 12 gusht 2026, nga ora 10:00 deri në 12:00, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, në hapësirën para Ministrisë së Sportit dhe Rinisë.

Sipas organizatorëve, aktiviteti i kushtohet aspiratave, sfidave dhe mundësive të të rinjve në Kosovë, duke synuar krijimin e një hapësire ku të rinjtë mund të shprehin drejtpërdrejt prioritetet, nevojat dhe shqetësimet e tyre.

Në kuadër të aktivitetit, të rinjtë do të kenë mundësi të bashkëbisedojnë me përfaqësues të institucioneve, organizatave rinore, partnerëve ndërkombëtarë, shoqërisë civile dhe bizneseve.

Po ashtu, do të vendosen stenda informuese ku do të prezantohen programe dhe trajnime për të rinjtë, mundësi për vullnetarizëm dhe mobilitet, si dhe përfitimet që ofron Karta Rinore Evropiane.

Aktiviteti organizohet në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, e cila shënohet më 12 gusht.


MË SHUME NGA Kulturë