Haxhiu përkujton 14 ushtarët e UÇK-së të rënë më 11gushtit 1998 në Dukagjin
E.Hoti/RTKlive
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Ushtruese e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar sot 14 ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ranë në betejën heroike të 11 gushtit të vitit 1998, duke i mbrojtur pozicionet e Dukagjinit deri në fund, përballë ofensivës serbe.
Duke përkujtuar Komandant Maxhun Çekajn, Gëzim Dervishajn, Halil Berishën e Malë Zejnajn nga Irzniqi, Enver dhe Orhan Halilajn, Naim Nimanajn, Halil Sejfijajn e Arben Ahmetajn nga Gllogjani, Arton Hasanajn nga Rakoci, Nexhat Humajn nga Baballoqi, Naser Idrizajn nga Kodralia, Hasan Osmanin nga Nivokazi dhe Agron Thaqin nga Skivjani, kryetarja Haxhiu tha se ata e dinin se përballë kishin një ushtri që kishte më shumë armatim e mjete luftarake, por qëndruan dhe luftuan deri në frymën e fundit për t'i mbrojtur pozicionet e tyre.
“Mbrapa asaj vije kishte shtëpi, familje dhe një vend që kërkonte të jetonte i lirë. Në gushtin e vitit 1998 kjo qëndresë u pagua me jetë çdo ditë, dhe pikërisht ajo e bëri të pakthyeshme rrugën drejt lirisë. Nderim familjeve që i rritën dhe i përcollën në rrugën e lirisë. Lavdi dëshmorëve të kombit”,
u përkujton 14 ushtarët e UÇK-së, të rënë në betejën 11 gushtit 1998 në Dukagjintheksoi kryetarja Haxhiu.























