Drita – Tre Fiori sonte drejtpërdrejt në RTK1, nga ora 20:00
BKT
Sport

Drita – Tre Fiori sonte drejtpërdrejt në RTK1, nga ora 20:00

Sh.Ç/RTKlive

RTK sjell sonte drejtpërdrejt përballjen Drita – Tre Fiori, në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Takimi nis në ora 20:00, ndërsa kampioni i Kosovës synon të konfirmojë kualifikimin në “play-off”.

FC Drita hyn në këtë ndeshje me një avantazh të madh, pasi në sfidën e parë në San Marino triumfoi bindshëm me rezultat 4:1 ndaj Tre Fiorit.

Tash, gjilanasit janë pranë objektivit të radhës në garat evropiane, por para tyre janë edhe 90 minuta në të cilat duhet të menaxhojnë epërsinë e krijuar.

Përballja do të zhvillohet në Prishtinë, ndërsa tifozët e futbollit do të kenë mundësinë ta ndjekin drejtpërdrejt në RTK1, me transmetimin që nis nga ora 20:00.

Drita kërkon të shmangë çdo befasi dhe me një tjetër paraqitje të sigurt të sigurojë kalimin në “play-off” të Conference League.