Vazhdojnë hulumtimet arkeologjike në Kalanë e Kastërcit
E.Hoti/RTKlive
Hulumtimet arkeologjike në Kalanë e Kastërcit në Suharekë po vazhdojnë edhe gjatë vitit 2026, me fokus në hapësirën e bazilikës paleokristiane dhe zonat përreth saj.
Sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, Kastërci është një nga lokalitetet më të rëndësishme arkeologjike në Kosovë, me gjurmë banimi që nga periudha eneolitike dhe dëshmi që shtrihen deri në mesjetë.
“Ndër zbulimet më të rëndësishme është bazilika paleokristiane e fillimit të shekullit VI, së bashku me pagëzimoren, muret rrethuese dhe varret mesjetare të zbuluara në hapësirën e saj”, thuhet në njoftim.
Punimet në terren janë vizituar nga zëvendësministrja e Kulturës dhe Turizmit, Nora Arapi Krasniqi.
Ministria ka theksuar se investimi në trashëgiminë arkeologjike është investim në ruajtjen e historisë dhe kujtesës, me synim që këto dëshmi t’u përcillen edhe brezave të ardhshëm.
<























