KRU “Prishtina” zhvillon aksione në kryeqytet, shkyç disa konsumatorë për borxhe
BKT
Lajme

KRU “Prishtina” zhvillon aksione në kryeqytet, shkyç disa konsumatorë për borxhe

E.Hoti/RTKlive

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka zhvilluar sot aksione në zona të ndryshme të kryeqytetit, me fokus te konsumatorët që kanë borxhe të papaguara.

Sipas KRU “Prishtina”, borxhet e konsumatorëve të shkyçur variojnë nga 500 deri në 3 mijë euro.

Gjatë aksionit janë shkyçur disa konsumatorë për shkak të detyrimeve të papaguara ndaj kompanisë.

KRU “Prishtina” ka paralajmëruar se aksionet për arkëtimin e borxheve dhe respektimin e rregullave të furnizimit me ujë do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

 


MË SHUME NGA Lajme