Aksident në Pogragjë të Klinës, 6 të lënduar
BKT
Foto ilustruese, AI
Lajme

Aksident në Pogragjë të Klinës, 6 të lënduar

Medina Pasoma / RTK

Gjashte persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave dhe një kamionete në Klinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur në fshatin Pogragjë.

“Sot, rreth orës 17:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në fshatin Pogragjë të Klinës. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe një kamionetë. Si pasojë e këtij aksidenti, gjashtë (6) persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka konfirmuar ai.


MË SHUME NGA Lajme