Milani me përmbysje fiton miqësoren ndaj Manchester Unitedit
BKT
Sport

Milani me përmbysje fiton miqësoren ndaj Manchester Unitedit

F.B/RTKLive

Milani ka regjistruar një fitore të rëndësishme në miqësoren e fundit para nisjes së sezonit, duke mposhtur Manchester United me rezultat 4-2 pas një përmbysjeje spektakolare.

Kuqezinjtë e nisën ndeshjen në disavantazh, pasi Harry Maguire shënoi që në minutën e dytë. Milani reagoi dhe arriti të barazojë në minutën e 37-të përmes Samuel Chukëuezes. Pak minuta më vonë, portieri Torriani u bë protagonist, duke pritur një penallti të Bruno Fernandesit.

Në pjesën e dytë, Manchester United riktheu epërsinë me golin e Dorgut, por skuadra e Ruben Amorimit nuk u dorëzua. Milani barazoi sërish me Cissen, i cili përfitoi nga një asistim i Chukwuezes.

Chukëueze vazhdoi të ishte një nga lojtarët më aktivë të Milanit dhe në minutat e fundit kontribuoi edhe me një asistim për Gonçalo Ramosin, i cili realizoi me kokë dhe shënoi golin e tij të parë me fanellën kuqezi.

Milani nuk u ndal me kaq, pasi Loftus-Cheek vulosi fitoren 4-2 në minutën e 72-të.

Kjo fitore është një sinjal inkurajues për Ruben Amorimin para debutimit zyrtar në kampionat, ku Milani do të përballet me Torinon.