Me ndihmën e Policisë së Kosovës, sekuestrohen 325 kilogramë drogë në Greqi
BKT
Foto e publikuar nga Prokuroria Specile e Republikës së Kosovës
Në Fokus

Me ndihmën e Policisë së Kosovës, sekuestrohen 325 kilogramë drogë në Greqi

M.Shefkiu/RTKLive

Një shtetas i Kosovës është arrestuar në Selanik të Greqisë, në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër trafikimit të narkotikëve, në të cilin kanë kontribuar edhe Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale.

Operacioni, i koduar “ORIENTI”, është rezultat i një hetimi disamujor dhe bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Autoritetet greke kanë arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim me narkotikë. Në mesin e të arrestuarve është edhe një shtetas i Kosovës me inicialet A.I.

Gjatë operacionit në Selanik, policia greke ka gjetur dhe sekuestruar 324 kilogramë substancë narkotike të llojit kanabis, e cila, sipas Policisë së Kosovës, kishte destinacion Turqinë.

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve, ka luajtur rol aktiv në shkëmbimin e informacionit dhe koordinimin operacional me autoritetet partnere.

Edhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se ka kontribuar në këtë proces përmes veprimeve hetimore dhe shkëmbimit të informacionit me autoritetet e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Në kuadër të hetimit janë ndërmarrë veprime policore dhe procedurale edhe në Kosovë, ndërsa rasti mbetet nën hetim.

PSRK-ja dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, do të vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Operacioni “ORIENTI” vlerësohet nga institucionet e Kosovës si dëshmi e rëndësisë së bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit ndërkufitar të narkotikëve.


MË SHUME NGA Në Fokus