“ZOTI / GOTT”, shfaqja e re në Teatrin e Gjilanit
Sh.G|RTKlive
Ka nisur procesi i realizimit të shfaqjes së re “ZOTI / GOTT”, të autorit Ferdinand von Schirach, me regji të Norbert Rakowskit.
Vepra trajton një nga debatet më të ndjeshme të kohës sonë – eutanazinë dhe të drejtën e njeriut për të vendosur për jetën e tij.
Përmes përballjes së argumenteve juridike, etike, mjekësore dhe fetare, shfaqja ngre pyetje mbi kufijtë mes të drejtës së shoqërisë për të vendosur dhe lirisë personale.
“ZOTI / GOTT” do të realizohet si bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë dhe Teatrit të Gjilanit, duke bashkuar artistë nga Kosova dhe Shqipëria.
Sipas Teatrit të Gjilanit, projekti synon që përmes artit skenik të nxisë edhe debat më të gjerë publik mbi çështje të rëndësishme juridike, etike dhe shoqërore.























