“Qark i (pa)mbyllur burgjesh” do shfaqet në Kamenicë
BKT
Kulturë

“Qark i (pa)mbyllur burgjesh” do shfaqet në Kamenicë

A.B/RTKLive

Komuna e Kamenicës, njofton se në kuadër të agjendës së aktiviteteve për shënimin e 100-vjetorit të lindjes së heroit Metush Krasniqi, në Kamenicë do të mbahet shfaqja performative “Qark i (pa)mbyllur Burgjesh”, një vepër e bazuar në librin me të njëjtin titull të autorit Enver Dugolli.

Në role do të interpretojnë Afrim Muçaj dhe Artan Geca, ndërsa shfaqja është prodhuar nga Organizata Molla e Kuqe.

Aktiviteti do të mbahet më 20 gusht 2026, në ora 20:00, në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë.


MË SHUME NGA Kulturë