PDK bën sërish kërkesë për mbajtjen e seancës nesër
BKT
Foto| PDK në Facebook
Lajme

PDK bën sërish kërkesë për mbajtjen e seancës nesër

Donika Sherifi| RTK

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka dërguar sërish letër kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, duke i kërkuar që ta thërrasë vazhdimin e seancës.

PDK-ja ka kërkuar që vazhdimi i seancës të thirret të enjten në orën 11:00.

“Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë”, thuhet në letrën e PDK-së drejtuar Deharit.
No description available.No description available.


MË SHUME NGA Lajme