Islami: Vuçiqi synon ndërtimin e një narrative për hapjen e urës
BKT
Lajme

Islami: Vuçiqi synon ndërtimin e një narrative për hapjen e urës

A.B/RTKLive

Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, vlerëson se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po e ashpërson retorikën ndaj planeve për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, duke tentuar ta zhvendosë këtë çështje nga niveli lokal në atë ndërkombëtar.

"Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ish-ministër i propagandës në kohën e Millosheviçit, ka ashpërsuar retorikën e tij , ndaj planeve për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Ai ka paralajmëruar dërgimin e një letre zyrtare drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me kërkesën eksplicite për të parandaluar hapjen e urës për qarkullim. Kjo lëvizje shpërfaq qartë strategjinë e Vuçiçit për ta zhvendosur këtë çështje nga niveli lokal në arenën më të lartë ndërkombëtare dhe diplomatike", ka shkruar ai në "Facebook".

Islami vlerëson se duke iu drejtuar drejtpërdrejt kreut të NATO-s, Beogradi synon ta zhveshë Kosovën nga autoriteti vendimmarrës dhe t'i vendosë NATO-n dhe KFOR-it përballë përgjegjësisë direkte për ruajtjen e status-quosë.

"Paralajmërimi për letër zyrtare shënon një përshkallëzim të ri politik, i cili mbart me vete edhe një ekuacion të rrezikshëm sigurie. Përmes kësaj retorike, Vuçiç synon të arrijë tri objektiva kryesore: Presion mbi KFOR-in dhe implikimi i drejtpërdrejtë i trupave të NATO-s për të bllokuar vendimet sovrane të institucioneve të Kosovës. Ndërtimi i një narrative ku hapja e urës portretizohet si "kërcënim për sigurinë" dhe stabilitetin e komunitetit serb, duke përdorur frikën si mjet presioni, si dhe faktori i "mbrojtësit" që forcimi i propagandës së brendshme se Beogradi mbetet garantuesi i vetëm i sigurisë dhe i ekzistencës së serbëve në Kosovë", tha ai.


MË SHUME NGA Lajme