Kane merr ‘Këpucën e Artë’, synon ‘Topin e Artë’
F.Bytyqi/RTKLive
Harry Kane është kurorëzuar me “Këpucën e Artë 2026” në ceremoninë e zhvilluar në Mynih, duke u shpërblyer për sezonin e tij të jashtëzakonshëm me Bayern Munichun.
Sulmuesi anglez e cilësoi sezonin e kaluar si më të mirin në karrierën e tij, duke theksuar se ka qenë në nivelin më të lartë si fizikisht, ashtu edhe mendërisht.
“Ka qenë sezoni im më i mirë, në çdo aspekt, fizikisht dhe mendërisht, dhe në një klub të madh si Bayern”, deklaroi Kane gjatë ceremonisë.
Pas këtij suksesi, emri i tij është futur edhe në diskutimet për “Topin e Artë”. Disa nga emrat më të njohur të futbollit kanë dalë në mbështetje të sulmuesit anglez, duke vlerësuar paraqitjet e tij gjatë sezonit.
Gary Lineker dhe Alan Shearer, së bashku me Rio Ferdinand dhe Robert Lewandowskin, kanë argumentuar se Kane duhet të konsiderohet seriozisht për çmimin prestigjioz individual.
Kane pati një sezon të jashtëzakonshëm me Bayern Munichun, duke fituar Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë. Me Anglinë, ai gjithashtu arriti deri te medalja e bronztë në Kupën e Botës.
Me “Këpucën e Artë” tashmë në duar, Kane synon të jetë protagonist edhe në garën për “Topin e Artë”, ku konkurrenca pritet të jetë e fortë.























