20:50 / 21.08.2026
PDK nesër shkon në sallën e Kuvendit në orën 11:00
A.B/RTKLive
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës njofton se do të jetë nesër, e shtunë, 22 gusht, nga ora 11:00, në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në vazhdën e kërkesës për vazhdimin e seancës konstituive dhe konstituimin e Kuvendit.
"PDK i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e seancës në përputhje me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit", njofton PDK.























