Edhe sot mot me diell, temperaturat deri 38°C
BKT
Lajme

Edhe sot mot me diell, temperaturat deri 38°C

B. H. | RTKlive

Kosova do të përfshihet edhe të shtunën nga një mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta, të cilat në disa zona pritet të arrijnë deri në 38 gradë Celsius.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshje nuk parashihen, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 15 gradë Celsius, e ato

maksimale do të arrijnë nga 32 deri në 38 gradë Celsius, duke krijuar ngarkesë të shtuar termike, sidomos gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë, me mundësi për përforcime të përkohshme në disa zona.

Indeksi UV do të jetë i lartë, ndaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell, veçanërisht gjatë mesditës.

Sipas IHMK-së, temperaturat e larta dhe moti i thatë do të ndikojnë edhe në sektorin e bujqësisë, duke rritur nevojën e kulturave për ujë dhe humbjen e lagështisë nga toka. Rekomandohet ujitja sipas nevojës.


MË SHUME NGA Lajme