‘Taranto 2026’, Xhoxhaj e Bajoku sot ngjitën në ring
F.B/RTKLive
Dy boksierë të Kosovës do të ngjitën sot në ring në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, që po zhvillohen në Itali.
Dje është mbajtur mitingu teknik i garës, ku është hedhur edhe shorti për boksierët pjesëmarrës. Pas shortit, është përcaktuar që sot në ring të paraqiten dy përfaqësuesit e Kosovës.
Në kategorinë deri në 60 kilogramë do të garojë Lumturim Xhoxhaj, ndërsa në kategorinë deri në 70 kilogramë do të boksojë Shpetim Bajoku.
Duelet e boksierëve tanë do të nisin nga ora 14:00, ndërsa të dy synojnë një paraqitje sa më të mirë në këtë ngjarje të rëndësishme sportive.
Kosova synon rezultate pozitive në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, ndërsa vëmendja e tifozëve sot do të jetë te Xhoxhaj dhe Bajoku, të cilët do të kërkojnë kalimin në fazat e mëtejshme të garës.























