16:45 / 22.08.2026
‘Taranto 2026’, Kosova humbet nga Algjeria
F.B/RTKLive
Kombëtarja e Kosovës në hendboll (Femrat), e ka nisur me disfatë aventurën në ‘Taranto 2026’.
Vashat e Kosovës u mundën nga Algjeria, me rezultat 20-35.
Dardanet ishin ekip dominues në pjesën e parë, duke e kontrolluar më mirë lojën në terren në duel me Algjerinë.
Performanca e mirë e kësaj pjesëlojë bëri që Kosova të shkon më pushim me epërsinë prej dy golave (15-13).
Mirëpo, në pjesën e dytë gjerat ndryshuan plotësisht. Ishte Algjeria që bëri rikthim të madh duke dominuar plotësisht në parket.
Algjerianet fillimisht shkrinë epërsinë e Kosovës, e më pas e mori epërsinë në rezultat, madje deri në dhjetë gola avantazh.
Dardanet zhgënjyen në masë të madhe në pjesën e dytë duke e humbur këtë sfidë me rezultat të thellë 20-35.























