Muriqi gjen golin e parë në aventurën e dytë të Fenerbahçe
BKT
Sport

Muriqi gjen golin e parë në aventurën e dytë të Fenerbahçe

F.B/RTKLive

Vedat Muriqi ka gjetur golin e parë të sezonit me fanellën e Fenerbahçes, duke shënuar në përballjen ndaj Konyasporit në kuadër të javës së dytë të Superligës së Turqisë.

Sulmuesi kosovar e zhbllokoi ndeshjen në minutën e shtatë. Pas një harkimi të rrezikshëm në zonë, Muriqi reagoi në kohën e duhur dhe e dërgoi topin në rrjetë për epërsinë 1-0 të skuadrës së tij.

Ky ishte goli i parë i Muriqit në edicionin e ri, pas rikthimit të tij në futbollin turk.

Megjithatë, epërsia e Fenerbahçes zgjati vetëm pak minuta. Konyaspori reagoi shpejt dhe në minutën e 10-të arriti ta barazojë rezultatin në 1-1 përmes Ebrima Colley.

Muriqi iu bashkua Fenerbahçes gjatë kësaj vere, pasi klubi i tij i mëparshëm, Mallorca, nuk arriti ta sigurojë mbijetesën në La Liga.

Sulmuesi kosovar tashmë ka nisur të lërë gjurmë në aventurën e tij të re, duke shënuar që në paraqitjen e parë të sezonit në kampionatin turk.