11:14 / 24.08.2026
Një punëtor 49-vjeçar vdes pas rënies nga objekti në Veternik
E.Hoti/RTKlive
Një 49-vjeçar ka humbur jetën në lagjen Veternik të Prishtinës, pasi ka rënë nga një lartësi teksa po punonte.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës 10:00, ndërsa 49-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë.
“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën se një person ka rënë nga një lartësi (objekt) në lagjen Veternik në Prishtinë, derisa ishte duke punuar. Viktima mashkull, 49 vjeç, nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.
Ajo tha se policia, në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, ka nisur hetimet për t'i sqaruar rrethanat e rastit.























