“Arkeologjia e një portreti” hapet në Muzeun e Burgut të Prishtinës
BKT
Kulturë

“Arkeologjia e një portreti” hapet në Muzeun e Burgut të Prishtinës

Sh.G|RTKlive

Në Muzeun e Burgut të Prishtinës – Burgu i Idealit, neser më 25 gusht 2026 në orën 18:00 hapet ekspozita kolektive “Arkeologjia e një portreti”, njofton organizata “Molla e Kuqe”.

Sipas njoftimit, ekspozita është një iniciativë që synon ta shndërrojë përkohësisht muzeun në një hapësirë takimi ndërmjet brezave, duke vendosur në qendër ish-të burgosurit politikë dhe përvojat e tyre.

Një grup artistësh vizualë do të takohen me ish-të burgosurit politikë dhe, përmes rrëfimeve të tyre, do të krijojnë një seri portretesh që trajtojnë kujtesën individuale dhe kolektive, përvojën e burgimit dhe gjurmët që ajo ka lënë ndër breza.

Ekspozita synon të rikthejë në vëmendje edhe historitë dhe identitetin e atyre që u privuan nga liria gjatë periudhës jugosllave, duke përdorur artin si mjet për ruajtjen dhe rivendosjen e kujtesës.


MË SHUME NGA Kulturë