19:35 / 24.08.2026
Donjeta Sadiku i siguron Kosovës medaljen e parë në `Taranto 2026`
Qëndresa Krelani /RTK
Kosova ka siguruar medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, falë boksieres Donjeta Sadiku.
Sadiku ka fituar me sukses përballjen çerekfinale në kategorinë deri në 60 kilogramë ndaj boksieres turke Esmanur Lok, duke u kualifikuar në gjysmëfinale.
Me këtë rezultat, Sadiku ka siguruar të paktën medaljen e bronztë për Kosovën, ndërsa tani do të synojë kalimin në finale dhe një medalje edhe më të vlefshme.
Triumfi ndaj rivales turke i hap rrugën Sadikut drejt finales së madhe në Taranto.























