Sindikata e Re e KEK-ut në aksion simbolik për vdekjet e punëtorëve
BKT
Foto: Valjeta Shala/RTK
Lajme

Sindikata e Re e KEK-ut në aksion simbolik për vdekjet e punëtorëve

Valjeta Shala/RTK

Sindikata e Re e KEK-ut ka zhvilluar një aksion simbolik para zyrave të KEK-ut në Prishtinë, ku ka vendosur fotografi dhe mesazhe në shenjë pakënaqësie për humbjen e jetëve të punëtorëve të KEK-ut.

Fotografitë dhe mesazhet janë vendosur në hyrje të zyrave të KEK-ut, Ministrisë së Ekonomisë dhe zyrave të BSPK-së, me qëllim të kërkimit të llogaridhënies dhe përgjegjësisë për këto raste.

“Ju jeni ata të cilët më saktë dhe më së miri po e transmetoni se si punëtorët e Kosovës nuk kanë mbrojtje ligjore, si punëtorët e Kosovës humbin jetën pa u respektuar Ligji i Punës. Ne sot, Sindikata e Re e KEK-ut, me një aksion simbolik para drejtorisë dhe menaxhmentit të KEK-ut, vendosëm disa fotografi të kolegëve tanë që kanë humbur jetën në vendin e punës. Dje, me vendim të kryesisë dhe të Këshillit Ekzekutiv të Sindikatës së Re, këta punëtorë sindikata i shpalli heronj”,  tha kryetari i Sindikatës së Re, Xhelal Jashari.

Po ashtu Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka paralajmëruar protestë të punëtorëve në tri divizionet e KEK-ut, pas shqetësimeve për kushtet e punës dhe sigurinë e punëtorëve.

Që nga fillimi i këtij viti, në KEK anë humbur jetën katër punëtorë.


MË SHUME NGA Lajme