Sveçla pret shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë forcimin e sundimit të ligjit
BKT
Lajme

Sveçla pret shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë forcimin e sundimit të ligjit

Sh.G|RTKlive

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në një takim njoftues shefin e ri të misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes, të cilin e uroi për detyrën e re.

 "Ministri Sveçla falënderoi EULEX-in për kontributin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës. Gjithashtu, ministri Sveçla shprehu mirënjohje edhe për mbështetjen e dhënë nga EULEX gjatë gërmimeve të zhvilluara në varrezat masive në Zubin Potok", thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të MPB-së, gjatë takimit, ministri Sveçla dhe Lopes diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës, EULEX-it dhe partnerëve të tjerë.

Sveçla ritheksoi përkushtimin për fuqizimin e  sundimit të ligjit dhe theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit, thuhet tutje në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme