Tottenham zyrtarizon transferimin e brazilianit Savinho
BKT
Sport

Tottenham zyrtarizon transferimin e brazilianit Savinho

Uran Krasniqi / RTKLive

Tottenham ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit brazilian Savinho nga Manchester City, në një marrëveshje që kap vlerën prej 75 milionë funtesh, plus bonuse shtesë.

Kjo është shitja më e madhe në historinë e Manchester City.

Savinho bëhet përforcimi i shtatë i Tottenham gjatë këtij afati kalimtar, në një verë me ndryshime të mëdha për klubin londinez.

Braziliani u bashkohet lojtarëve të transferuar më herët, si Andy Robertson, Marcos Senesi, Jan Paul van Hecke, Martin Dubravka, Mateus Fernandes dhe Sandro Tonali.

“Ka marrë pak kohë, por jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një mundësi e mrekullueshme në një klub fantastik, me një nga trajnerët më të mirë në botë”, ka deklaruar Savinho pas zyrtarizimit të transferimit.

Ai ka thënë se biseda me trajnerin e Tottenham e ka bindur se kalimi në Londrën e Veriut ishte hapi i duhur për karrierën e tij.

“Sapo fola me trajnerin, e kuptova se duhej të vija këtu. Ai më tha se dëshiron të më ndihmojë të arrij nivelin më të lartë dhe besoj se mund ta bëjmë këtë së bashku, si ekip”, ka shtuar braziliani.

Savinho nuk kishte shumë hapësirë për të luajtur te Manchester City gjatë sezonit të kaluar. Ai kishte regjistruar njëzet e kaër paraqitje në Premier League, ndërsa shumicën e tyre i kishte nisur nga banka rezervë.

Tottenham vazhdon kështu përforcimin e skuadrës për sezonin e parë të plotë të Roberto De Zerbi në krye të klubit.

Ndërkohë edhe ish-bashkëlojtari i Savinhos te Manchester City, Omar Marmoush, mund të jetë një nga përforcimet e ardhshme të skuadrës londineze.

Braziliani, i cili te Manchester City ishte i njohur me emrin Savinho, ka vendosur gjithashtu që në karrierën e tij të vazhdojë të përdorë emrin Savio, emër me të cilin ishte njohur para transferimit te klubi anglez në vitin 2024.