Galatasaray avancon drejt transferimit të Rafael Leao
BKT
Sport

Galatasaray avancon drejt transferimit të Rafael Leao

Uran Krasniqi / RTKLive

Galatasaray po shtyn fort për transferimin e yllit portugez Rafael Leao nga Milan, ndërsa bisedimet mes dy klubeve kanë avancuar.

Sipas gazetarit të njohur për transferimet e futbollistëve, Fabrizio Romano, klubi turk ka paraqitur një ofertë zyrtare për Milanin, me vlerë mbi dyzet e pesë milionë euro, përfshirë bonuset.

Marrëveshja mes Galatasaray dhe Milani po afrohet, ndërsa tani një nga çështjet kryesore mbetet vendimi i vetë Rafael Leao.

Galatasaray shpreson të marrë përgjigjen përfundimtare nga sulmuesi portugez gjatë orëve në vazhdim.

Nëse palët arrijnë marrëveshje edhe me futbollistin, Rafael Leao mund të jetë një nga transferimet më të mëdha të kësaj vere për Galatasaray.