Kosova pëson humbje nga Italia në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”
BKT
Sport

Kosova pëson humbje nga Italia në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Uran Krasniqi / RTKLive

(E plotësuar, 23:07) - Kombëtarja e Kosovës U21 në futboll është mposhtur nga Italia U18 me rezultat 3:0, në ndeshjen e Grupit B të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

Italia ka kaluar në epërsi në minutën e tridhjetë me golin e Gioele Giammatteit, duke e mbyllur pjesën e parë me avantazhin minimal 1:0.

Kosova është përpjekur ta ndryshojë rezultatin në pjesën e dytë, por italianët kanë arritur ta dyfishojnë epërsinë në minutën e shtatëdhjetë e pestë. Autor i golit ka qenë Tommaso Casagrande.

Në minutat shtesë të ndeshjes, Italia e ka shënuar edhe golin e tretë. Diego Perillo ka realizuar në minutën e tetë shtesë, duke vulosur fitoren 3:0 të skuadrës italiane.

Kosova dhe Italia bëjnë pjesë në Grupin B, së bashku me Shqipërinë U21 dhe Algjerinë U21.​​​​​​​Italia në epërsi ndaj Kosovës pas pjesës së parë

Kombëtarja e Kosovës U21 në futboll është në disavantazh 1:0 ndaj Italisë U18 pas pjesës së parë të ndeshjes së Grupit B në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Golin e vetëm në dyzet e pesë minutat e para e ka shënuar Gioele Giammattei në minutën e tridhjetë, duke i dhënë epërsinë skuadrës italiane.

Megjithatë, Kosova ka ende një pjesë të dytë për ta ndryshuar rezultatin dhe për të kërkuar pikë në këtë përballje të rëndësishme.

Kosova dhe Italia janë pjesë e Grupit B, së bashku me Shqipërinë U21 dhe Algjerinë U21.

Në të njëjtën kohë po zhvillohet edhe ndeshja tjetër e grupit.