Chelsea transferon portierin kampion bote Emiliano Martinez
BKT
Sport

Chelsea transferon portierin kampion bote Emiliano Martinez

Uran Krasniqi/RTKLive

Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e portierit argjentinas Emiliano Martinez nga Aston Villa.

Klubi londinez ka paguar rreth tetë milionë funte për portierin tridhjetë e tre vjeçar, i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Chelsea.

Martinez është shprehur i lumtur për fillimin e aventurës së re në Stamford Bridge.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi. Për mua dhe familjen time, ardhja te Chelsea ishte një vendim i lehtë. Mezi pres të filloj”, ka thënë portieri argjentinas.

Ai ka theksuar se dëshiron të fitojë trofe edhe me klubin e ri.

“Dua të kem sukses këtu. Jam një person që dëshiron të fitojë në çdo gjë që bën dhe dua ta sjell këtë mentalitet te Chelsea. Është një klub që fiton trofe dhe mendoj se kjo është një përshtatje e mirë”, është shprehur Martinez.

Chelsea ka reaguar shpejt në tregun e transferimeve për të siguruar shërbimet e portierit argjentinas, pasi Robert Sanchez kishte bërë disa gabime në ndeshjen hapëse të sezonit ndaj Fulham.

Martinez largohet nga Aston Villa pas gjashtë vitesh të suksesshme. Ai iu bashkua klubit nga Arsenali në shtator të vitit 2020 dhe zhvilloi gjithsej 256 paraqitje.

Gjatë kohës së tij te Aston Villa, Martinez u shndërrua në një nga figurat kryesore të skuadrës. Sezonin e kaluar ai ishte titullar edhe në finalen e Ligës së Evropës, ku Aston Villa triumfoi ndaj Freiburg për të fituar trofeun e parë madhor pas tridhjetë  vitesh.

Portieri argjentinas ka një karrierë të pasur edhe me kombëtaren e Argjentinës. Ai është kampion bote dhe dy herë fitues i Copa America, ndërsa ka zhvilluar gjashtëdhjetë e shtatë  ndeshje me përfaqësuesen e vendit të tij.