Real Madrid nuk gabon ndaj Malaga
BKT
Sport

Real Madrid nuk gabon ndaj Malaga

Uran Krasniqi/RTKLive

Real Madrid ka vazhduar fillimin perfekt të sezonit në La Liga, duke shënuar fitore bindëse 4:0 ndaj Malaga.

“Los Blancos” kanë regjistruar kështu fitoren e tretë radhazi në tri ndeshjet e para të kampionatit, duke konfirmuar formën e mirë në fillim të sezonit.

Malaga e ka nisur ndeshjen mirë, por Real Madrid ka shpërthyer në pjesën e parë, duke realizuar tre gola brenda vetëm njëmbëdhjetë minutave.

Jude Bellingham e ka zhbllokuar rezultatin pasi ka përfituar nga një top i lirë, ka depërtuar në zonë dhe ka shënuar me një goditje të saktë nga një kënd i vështirë.

Pak minuta më vonë, madrilenët e kanë shënuar edhe golin e dytë. Fillimisht Bellingham ka goditur me kokë, ndërsa topi është devijuar dhe më pas është përplasur në trupin e portierit Alfonso Herrero, duke përfunduar në rrjetë si autogol.

Real Madridi nuk është ndalur me kaq. Trent Alexander-Arnold ka dërguar një krosim të ulët në zonë, ndërsa Kylian Mbappe ka realizuar me goditje të parë për rezultatin 3:0.

Në pjesën e dytë, Real Madridi ka vazhduar me kontrollin e ndeshjea. Bellingham e ka goditur shtyllën, ndërsa Alexander-Arnold dhe Mbappe kanë pasur raste të tjera për të shënuar.

Malaga ka pasur një moment shprese kur ka kërkuar penallti për një prekje të topit me dorë në zonë, por pas rishikimit në VAR, nuk është akorduae penallti.

Rezultatin përfundimtar 4:0 e ka vendosur Arda Güler, i cili ka hyrë në lojë nga banka rezervë dhe ka shënuar në kohën shtesë.

Me këtë fitore, Real Madridi ka arritur tri fitore në tri ndeshjet e para të sezonit dhe vazhdon serinë pozitive në kampionat.

Në anën tjetër, Malaga vazhdon të ketë probleme të mëdha në ndeshjet si mysafire dhe mbetet pa fitore në tri xhirot e para të sezonit.