12:16 / 31.08.2026
Prattipati: Familjet e të zhdukurve meritojnë përgjigje për fatin e të dashurve
A.B|RTKLive
E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, iu bashkua qytetarëve të Kosovës në përkujtimin e viktimave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.
"I ngarkuari me punë, Anu Prattipati, iu bashkua qytetarëve të Kosovës në përkujtimin e viktimave të zhdukur me forcë gjatë konfliktit në Kosovë. Ne qëndrojmë pranë familjeve që vazhdojnë të kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë. Ato meritojnë përgjigje për fatin e të dashurve të tyre", njofton Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.























