Vazhdon mirëmbajtja e autoudhëve
Sh.G|RTKlive
Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes po vazhdojnë punën në terren për mirëmbajtjen dhe rritjen e sigurisë së infrastrukturës rrugore.
Basha ka bërë të ditur se ndër prioritetet është edhe ripërtëritja dhe zëvendësimi i sinjalistikës horizontale dhe vertikale në autoudhë.
"Ekipet e mirëmbajtjes janë vazhdimisht në terren, duke realizuar punët e nevojshme për mirëmbajtjen dhe sigurinë e infrastrukturës rrugore. Ndër kërkesat tona prioritare është edhe ripërtëritja dhe zëvendësimi i sinjalistikës horizontale dhe vertikale. Presim që ekipet në terren t’i realizojnë këto sa më shpejt që është e mundur. Falënderoj qytetarët për mirëkuptimin dhe respektimin e kufizimeve të shpejtësisë në zonat ku zhvillohen punimet, duke kontribuar kështu edhe në sigurinë e ekipeve që punojnë në terren", ka shkruar Basha në Facebook".























