Në Bibliotekën Kombëtare prezantohet libri dhe ekspozita për Nënë Terezën
K. K. / RTKlive
Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë më 5 shtator 2026, në ora 14:00, do të mbahet një aktivitet shkencor, kulturor dhe dokumentar kushtuar Shën Nënë Terezës, në kuadër të 10-vjetorit të shenjtërimit të saj.
Sipas njfotimit nga BKK, gjatë aktivitetit do të promovohet libri me autorë Prof. Dr. Skender Asani dhe Dr. Albert Ramaj, i cili përmban dokumente, fotografi, letra dhe artikuj të botuar në periodikët katolikë “Katoličke Misije” dhe “Blagovest”.
Në kuadër të ngjarjes do të hapet edhe një ekspozitë dokumentare kushtuar Gonxhe Bojaxhiut – Shën Nënë Terezës. Ekspozita përbëhet nga 30 panele me fotografi, dokumente, faksimile dhe materiale historike.
Përmes këtyre materialeve, vizitorët do të kenë mundësi të njihen më nga afër me rrugëtimin e Gonxhe Bojaxhiut nga Shkupi dhe me veprimtarinë e saj, që e shndërroi në një nga figurat më të njohura shqiptare dhe botërore të shekullit XX.
Aktiviteti realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit në Kosovë.























