Të mërkuren vazhdon seanca konstituive
BKT
Lajme

Të mërkuren vazhdon seanca konstituive

V.Th / RTKLive

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë të mërkurën, më 9 shtator, duke filluar nga ora 11:00.

Sipas njoftimit Kuvendit, në vazhdimin e seancës në rend dite janë zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe më pas zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Seanca do të mbahet në sallën e seancave të Kuvendit.

Në rendin e ditës janë paraparë këto pika:

Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit;

Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Seanca konstituive është pjesë e procedurave për funksionalizimin e legjislaturës së re të Kuvendit.

 


MË SHUME NGA Lajme