Në Likoc, nis aktiviteti “7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë.../Video
BKT
Lajme

Në Likoc, nis aktiviteti “7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë.../Video

Fatos Cerrvadiku / RTK

Thirrjet për mbështetje dhe drejtësi nuk po bëhen vetëm në Prishtinë. Ato po përcillen edhe nga vendet që lidhen me historinë e UÇK-së. Në Likoc, aty ku ishte Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, ka nisur aktiviteti “7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi”, i ideuar nga platforma “Liria ka emër”.

Nga Likoci, gazetari, Fatos Cërvadiku, njoftoi se qëllimi i këtij aktiviteti është mbështetja ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Përderisa ndezja e këtij zjarri nënkupton edhe atë që Kosova ka përjetuar një terr, dhe UÇK-ja është ajo që bëri dritë. Vlen të theksohet se platforma "Liria ka Emër" ka organizuar edhe orën e pritjes në qytete të ndryshme të vendit, në pritje të vendimit të 16 shtatorit në Hagë. Rikujtojmë se kjo platformë do të organizojë edhe marshin për liri më 12 shtator në kryeqytet.

Ajo që mund të theksohet është se rreth këtij zjarri janë mbledhur bashkëluftëtarë, familje të dëshmorëve e qytetarë të ndryshëm për t'i ndarë rrëfimet e tyre mbi atë çka ka përjetuar vendi.

Kjo platformë pritet të zhvillojë edhe aktivitete të ndryshme si kjo, në qëllim mbështetjen ndaj luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe krerëve që po mbahen në Hagë. 


MË SHUME NGA Lajme