Vritet një 26 vjeçar shqiptar në Shkup
BKT
Lajme

Vritet një 26 vjeçar shqiptar në Shkup

Besnik Iseni / RTK-Shkup

Një 26-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në lagjen Duqanxhik të Shkupit.

Dy persona me një motor në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri ndaj një grupi ,që po që qëndronte para vitrinës së një firme në lagjen Duqanxhik të Shkupit.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut "mbrëmë rreth orës 23:30, para grupit është ndalur një motoçikletë me dy persona, të cilët kanë hapur zjarr në drejtim të grupit, ndërsa sulmuesit janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes".

Një nga plumbat ka goditur A.M. 26 vjeç, i cili është transportuar me ambulancë në Kompleksin Klinik „Nënë Tereza“.

Përkundër përpjekjeve të mjekëve, ai ka ndërruar jetë në spital.


MË SHUME NGA Lajme