Sveçla-Schuebel: Integrimi evropian mbetet orientim strategjik i Kosovës
BKT
Lajme

Sveçla-Schuebel: Integrimi evropian mbetet orientim strategjik i Kosovës

G.K/RTKlive

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se integrimi evropian mbetet orientim strategjik i Kosovës dhe se do të vazhdohet puna për institucione të forta, sundim të ligjit dhe standarde evropiane.

Sveçla e ka bërë këtë deklaratë pas takimit me Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, të cilin e ka mirëpritur dhe i ka uruar suksese në mandatin e tij në Kosovë.

“Integrimi evropian mbetet orientim strategjik i Kosovës. Do të vazhdojmë të punojmë për institucione të forta, sundim të ligjit dhe standarde evropiane, duke e bërë Kosovën çdo ditë më të gatshme për vendin që synojmë në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Sveçla.

Ai bëri të ditur se në takim kanë diskutuar për prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me fokus në forcimin e rendit dhe ligjit, sigurisë dhe kapaciteteve institucionale.

Sveçla ka falënderuar Schuebelin për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian në fuqizimin e institucioneve të Kosovës. 


MË SHUME NGA Lajme